Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij ka bërë dëme të mëdha. Dëmin që e ka bërë Albin Kurti është më i madh së i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, sepse as Hashim Thaçi e Isa Musatafa nuk e kanë zbatuar marrëveshjen e kanë lënë atë. Tani kur po shkon Albini në Bruksel po i thonë këto janë marrëveshjet që i ka bërë Kosova dhe ky po thotë se janë obligime të bartësve të mi. Vetëm drafti i Asociacionit që e ka pranuar Albini me marrëveshjen e parimeve të Isa Mustafës dhe me marrëveshjen e parë për normalizim të Hashim Thaçit, janë si nata me ditën, në kompetencat që iu kanë dhënë, ka saktësuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …