Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vendi ka nevojë për ndërhyrje radikale në të gjitha segmentet e shoqërisë për të luftuar pabarazinë, varfërinë në të gjitha format e saja si dhe për t’i ofruar qasje të mirëfilltë secilit qytetar të Kosovës në shëndetësi dhe arsim cilësor e gjithëpërfshirës. Kosova, për shumicën e qytetarëve të saj që kanë pak, është bërë vend jashtëzakonisht i vështirë për të jetuar. Shëndetësia publike është gërryer prej së brendshmi nga privatizimi i saj. Arsimi, prej atij të hershëm e deri tek ai universitar, është neglizhuar plotësisht nga çdo qeveri që se kishte atë në listen e tyre të prioriteteve. Në të njëjtën kohë, punëtorët e Kosovës janë të dorëzuar tërësisht në duart e pamëshirshme të tregut të punës; ata s’kanë siguri në vendin e punës e as mbështetje nga qeveria. E familjet me asistencë sociale detyrimisht marrin pjesë në ciklin vicioz të varfërisë deri në pafundësi në mënyrë që të ndihmohen nga institucionet e shtetit, ky lloj organizimi duhet të përmbyset. “Baza është mënyra e rruga përpara, është shprehur Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …