Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi qasjen e qeverisë, për lëmoshën 100 euro, duke e quajtur autoritare dhe jo demokratike

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë, duke e quajtur atë autoritare dhe jo demokratike. Ai  ka cilësuar këtë vendim si një veprim të qëllimshëm të qeverisë për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe qytetarëve përmes pagesave të njëhershme, në vend që të ofrohet një politikë e qëndrueshme e rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave. Çka kuptojmë sot me vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave të njëhershme për fëmijët e Kosovës dhe pensionistët? Kjo tregon që qeveria jonë nuk është qeveri demokratike. Dallimi substancial mes qeverive demokratike dhe qeverive autoritare, siç është rasti i tonës, është se qeveritë demokratike i rrisin pensionet, pagat dhe shtesat sa herë që kanë mundësi, për shkak se ua lejon buxheti i shtetit. E vërteta do të ishte sikur te kishte rritje të pensioneve dhe rritje të shtesave të fëmijëve”, ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet konferenca për rolin e arsimit të lartë në shoqëritë demokratike

Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq

Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …