Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij ndaj diasporës, duke e konsideruar manipuluese dhe të instrumentalizuar. Sipas tij marrëdhënia e Kurtit me diasporën karakterizohet nga një diskurs cinik dhe përçmues, ku ai “rreh shpinën” dhe “kap votën” për mbështetje elektorale, pa një angazhim të sinqertë për nevojat e diasporës. Ai vlerësoi kontributin e rëndësishëm ekonomik dhe social të diasporës për zhvillimin e Kosovës, por kritikoi qëndrimin e disa pjesëve të elitës politike ndaj saj, të cilët shpesh e trajtojnë diasporën me një qëndrim përçmues, duke e quajtur “tufë injorantësh” dhe “gërrnaqa”. Ai theksoi se ky qëndrim është i padrejtë dhe i dëmshëm për raportet e ndershme me bashkatdhetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …