Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Byroja që na verifikon, duhet të verfikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se Byroja që na verifikon, duhet të verfikohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Lusim partitë opozitare ta dërgojnë ligjin në Kushtetuese. Shkelja e lirisë, shkelja mbi të drejtën elementare për prezumim të pafajësisë, damkosja e shantazhi janë në thelbin e Byros për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky ligj, që u miratua nga makina e votave të pushtetit duhet t’i nështrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Molliqaj. Ai u ka bërë thirre partive opozitare parlametare që, ani pse kohë fushate, ta refuzojnë këtë argument, dhe ta dërgojnë në Kushtetuese Byron.  Në fund të këtij mandati ndodhi miratimi, që antikorrupsioni të mund të jetë përsëri në fjalimet e fushatës. U pa që antikorrupsioni është veç sllogan për ta konsoliduar pushtetin, e jo për ndonjë qëllim fisnik. Korrupsioni i tyre është insitutcional. Morali i tyre i kalbur, ka shkruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, përmbyllën fushatën zgjedhore në Prizren

PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025

PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …