leoni

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se uniteti i opozitës me pushtetin e zhdukë atë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se uniteti i opozitës me pushtetin e zhdukë atë. Rezoluta e votuar dje në Kuvendin e Kosovës nuk është bashkim pozitë-opozitë përballë Serbisë. Po të kërkonte pajtim e rezistencë kundër Asociacionit, si problem real; po të kërkonte paqe të përhershme e ripërcaktim kufijsh; po të kërkonte ndërrim kornize dialoguese,  atëherë ka kuptim edhe rezoluta, edhe bashkimi, tha Molliqaj, Në të kundërtën, është veç nënshtrim ndaj opinionit publik. Opozita nuk e kërkon asnjërën nga frika e humbjes së votave, nga mungesa totale e orientimit. Nuk ka asnjë kuptim që sot të bëhesh vagon, dhe ta kundërshtosh Asociacionin që është në vazhdim. Sepse këto janë ngjarje brenda të njëjtit proces, Molliqaj, ka theksuar se grupe të ndryshme politike ndër vite kanë qenë kundër Serbisë, por edhe kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të qenë kundër. Grupet e ndryshme politike në Kosovë historikisht kanë qenë të angazhuara në përpjekje çlirimtare kundër Serbisë. Por, edhe në kushte pushtimi rryma e grupe të ndryshme kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për ta luftuar Serbinë. Urgjenca po shkakton fshirje dallimesh dhe është bërë mënyrë dominimi, ka saktësuar Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …