Kryetari i PSD-së, dhe njëherit i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë vizitës zyrtare në Washintgon është takuar me zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer dhe Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar, John Erath. Ahmeti ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar mbir reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD-së për tema të rëndësishmë për Kosovën. “Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shteit ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath. Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qendror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”, ka shkruar Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …