Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj ndarjes së fondeve nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se Rahovecit i janë ndarë vetëm 10 euro për kokë banori. Latifi tha se është i detyruar të marrë projektet me zor nga qeveria. “Jam njëri prej njerëzve me përvojë në komunë dhe ua marr me zor projektet sepse është një projekt për një qendër për kulturë, rini dhe art që MKRS e ka mbështetur me 2.5 milionë euro. Megjithatë, qendra kushton 3 milionë, dhe për më tepër, na kanë hequr financimin për stadiumet në Rahovec, Krushë dhe Ratkoc, si dhe palestrën e sporteve në Krushë të Madhe.” Presioni është konstant dhe institucional. “Ne i bombardojmë me shkresa, me presion, institucional, publik, medial, por edhe me shkresa zyrtare, edhe pse ata nuk përgjigjen,” përfundoi kryetari Latifi
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …