Ish-eprori i UÇK-së, aktualisht kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se ka pranuar të martën një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale me seli, në Hagë. Kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe. Jam thellësisht i bindur se asnjë forcë në botë nuk do të arrijë të përbalt luftën tonë të drejtë çlirimtare, sepse mbi çdo skenar dashakeqës qëndron parimi i popujve për liri dhe të drejta kombëtare. Prandaj, luftërat çlirimtare nuk mund të gjykohen, sepse përmbajnë në vete parimin e shëndoshë të humanizmit dhe të drejtësisë. Mbetem i përkushtuar në sendërtimin e idealeve të kombit shqiptar dhe nga kjo rrugë nuk ka forcë që të më shkëpusë”, ka shkruar, ish luftëtari i lirisë, Smajl Latifi. Organizata e Veteranëve të Luftës në Rahovec, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se pos Smajl Latifit, ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe Milaim Latifi, ish-ushtar i UÇK-së dhe epror i TMK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …