Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të rënë në bjeshkët e Pashtrikut. Latifi ka thënë se rrugëtimi atdhetar e luftarak i dëshmorëve, të rënë në dhjetor të vitit të 1998 në bjeshkën e Pashtrikut, përbën një nga ngjarjet më tragjike e heroike njëkohësisht. “Muhamet Malsori, Hysni Duraku dhe studentët-dëshmorë, Hida, Ismet, Isak, Sedat e Sinan Hoti nga Krusha e Madhe, së bashku me Skender Hamelin nga Mazreku i Hasit, i ujitën me gjak themelet e lirisë”, ka thënë kryetari i Rahovecit. Latifi ka thënë se ata kuptuan malet e ashpra të Pashtrikut, me zjarrin e lirisë në zemra, duke sfiduar rreziqet, acarin e vështirësitë e mëdha. “Kujtimi dhe nderimi për ta është detyrim njerëzor e institucional. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta ndërtojmë të ardhmen e brezave. Lavdi e nderim për dëshmorët e dhjetorit”, ka thënë Latifi.
Kontrolloni gjithashtu
Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara
Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …