Milorad Dodik

Kryetari i Republikës Serbe, Millorad Dodik paralajmëroi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë- Hercegovina dhe bashkimin me Serbinë

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik paralajmëroi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë- Hercegovina dhe bashkimin me Serbinë. Ai foli me rastin e ditës së përkujtimit të 700 mijë viktimave të kampit famëkeq të Jasenovcit, në Donja Gradina, ngjarje ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Teksa hoqi paralele mes krimeve të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atyre në luftën e fundit në Jugosllavi, Dodik, deklaroi se shekulli i kaluar ishte ai i vuajtjes serbe, ndërsa shekulli aktual do të jetë ai i bashkimit të serbëve. Ne jemi këtu nga Republika Serbe sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse është e drejta jonë dhe historia jonë. Shteti është fjalë kyçe në lirinë tonë dhe prandaj ne duam që qartazi ta themi se nuk ka iluzione apo kërcënim për këdo kur Republika  shpreh vullnetin e saj popullor për të formuar shtetin e vet, sepse ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë-Hercegovinë, shtet që na shtyp dhe kërcënon liritë tona”, tha Dodik. Ne do ta bëjmë Republikën Serbe një shtet në paqe, pa konflikte dhe luftëra. Ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë-Hercegovinë, ka saktësuar Millorad Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …