Milorad Dodik

Kryetari i Republikës Serbe, në Bosnje, Millorad Dodik, thërret të gjithë serbët, të bashkohen brenda një shteti

Kryetari i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe i Republikës Serbe, Millorad Dodik, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve, kudo që janë, të bashkohen brenda një shteti të vetëm. Ai bëri thirrje për bashkimin e entitetit serb në Bosnje me Serbinë, duke deklaruar se këtë ide e mbështesin “të gjithë serbët” në të dy anët e lumit të Drinës dhe se plane të tilla të së ashtuquajturës “Botë serbe” mbështeten edhe nga rrethanat aktuale në botë. “Ne që jemi zgjedhur nga populli, duhet ta shfrytëzojmë këtë kohë për të bashkuar popullin serb”, tha Dodik dhe shtoi se “ka ardhur koha kur mund të mendojmë për të gjithë serbët që jetojnë në një shtet, sepse balanca e fuqisë në botë ka ndryshuar dhe nuk ka më kufizime që e kanë penguar deri më tani”, tha Dodiku, i cili njihet për deklaratat e tij irridentiste. Ndërkaq, Vladimir Orliq, kryetari i Kuvendit të Serbisë, i cili udhëhoqi delegacionin serb në Banja Llukë, tha se krijimi i RS-së pengoi shkatërrimin e plotë të serbëve të Bosnjës, duke pohuar se ishte një skenar i planifikuar si vazhdim i Luftës së Dytë Botërore, konstaton Dodik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …