Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Soçi, më 4 shtator. Takimi Putin-Erdogan vjen gjashtë javë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave ukrainase që Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara e kishin ndërmjetësuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, njoftoi se dy liderët do të takohen, teksa pritet që ata të diskutojnë për marrëveshjen e drithërave, apo siç njihet edhe si nisma e drithërave e Detit të Zi. Kjo marrëveshje kishte mundësuar që të transportoheshin drithërat nga portet ukrainase në Detin e Zi për në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.Marrëveshja ishte arritur në korrik të vitit 2022 dhe mundësonte kalimin e sigurt të produkteve ushqimore ukrainase. Po të njëjtën kohë u arrit edhe një memorandum midis OKB-së dhe Rusisë, përmes së cilit palët u zotuan se do të tejkalonin pengesat me të cilat përballen dërgesat ushqimore ruse dhe plehrat artificiale. Megjithatë, Rusia u tërhoq nga marrëveshje duke argumentuar se kërkesat e saj nuk ishin plotësuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …