Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Shteti të cilin ai e drejton nuk planifikon të hyjë në luftë me ndonjë shtet, sikur është Turqia, por synim i saj është t’i bindë palët tjera që të mos e luftojnë Moskën, ka raportuar të hënën agjencia ruse e lajmeve, TASS. Putini i ka bërë këto komente në intervistën dhënë kësaj agjencie lajmesh, e cila është duke u botuar në vazhdime. Komentet e së hënës ishin përfshirë në pjesën e gjashtë të kësaj interviste, raporton Reuters. Komentet e Putinit vijnë midis tensioneve gjithnjë e më të larta në rajonin Idlib të Sirisë, ku Rusia është duke i mbështetur forcat qeveritare siriane kundër Turqisë, por që kohëve të fundit duket se është tërhequr duke parë vendosmërinë e forcave turke për të mos lejuar hyrjen e forcave kriminale të Assadit në këtë pjesë të Sirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …