Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar forcat ruse dhe ato aleate për fitoren 77 vjet më parë në Luftën e Dytë Botërore. Në fjalimin e tij me rastin e 1 majit ditës së fitores kundër fashizmit, Putin ka deklaruar se tani po na lajmërohet e njëjta gjë. Ushtria ruse po lufton për njerëzit tanë në Donbas, për sigurinë e atdheut tonë. Dita e fitores është afër zemrës së secilit prej nesh. Nuk ka familje në Rusi që të mos ketë vuajtur nga lufta e madhe patriotike. Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve. Putin saktësoi se në fund të vitit të kaluar Perëndimi po përgatiste hapur një sulm ndaj Donbasit dhe Krimesë. Ai madje akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me përshkallëzimin e rrezikut. Askush nuk do t’i harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore që të mos ketë asnjë vend në botë për nazistët”. Kryetari rus Putin u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …