Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një periudhë të vështirë për sektorin e arsimit dhe për dialogun sindikal. Qeveria aktuale ka shpërfillur kërkesat e punonjësve të arsimit dhe ka dështuar të realizojë premtimet për përmirësimin e kushteve arsimore. “Pavarësisht dallimeve me qeveritë e mëparshme, dialogu gjithmonë ekzistonte. Me qeverinë Kurti, për herë të parë, dyert e komunikimit janë mbyllur, deklaroi ai, duke kritikuar qasjen e ministrave përgjegjës për financat dhe arsimin, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci. Sfidat kryesore gjatë qeverisjes Kurti, janë: Pagat e ulëta, tekstet shkollore, kushtet e punës, reformat e parealizuara, e zbatimi i reformave ka mbetur në letër, pa ndikim të prekshëm në cilësinë e arsimit. Mandati katërvjeçar i qeverisë Kurti ka qenë i mbushur me sfida dhe kritika për menaxhimin e sektorit të arsimit. Në mungesë të një dialogu efektiv dhe përkushtimit ndaj reformave, tensionet mes qeverisë dhe sindikatave janë përshkallëzuar, duke lënë arsimin në një gjendje të brishtë.