Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është takuar sot me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi, me të cilin diskutoi për fillimin e vitit të ri shkollor, pakënaqësitë dhe kërkesat e mësimdhënësve karshi Qeverisë. Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore këtë vit të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla si dhe të ketë libra të rinj për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët – nga klasa 1 deri 9. kërkoi që Qeveria të bëjë rritjen e koeficientit për mësimdhënës dhe të plotësohen edhe kërkesat tjera të anëtarësisë, të cilat në formë të shkruar ia dorëzoi Kelmendit. Ai po ashtu kërkoi që të ketë më shumë takime ndërmjet sindikatës dhe MASHTI-t, pasi “në këtë mënyrë mund të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve dhe zgjidhen problemet aktuale në arsim.”
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …