Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shprehet i shqetësuar për uljen e natalitetit në vend dhe ikjen e mësimdhënësve nga Kosova

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shprehet i shqetësuar për uljen e natalitetit në vend  dhe ikjen e mësimdhënësve nga Kosova. Ai ka thënë se shkaku i zhgënjimit nga Ligji i Pagave, mund të shtojë numrin e mësimdhënësve që po largohen nga Kosova. Krahas pakënaqësisë me Ligjin e Pagave, kreu i SBASHK-ut tha se ka zhgënjim edhe me paralajmërimet për ritestim të mësimdhënësve.  Të iu them të vërtetën arsimi i Kosovës është goxha i goditur me këtë, me dy goditje edhe me mungesën e natalitetit por edhe me ikjen fatkeqësisht të pjesës më vitale në Kosovë, e them jemi të goditur tek numri gjithmonë e më i shprehur i rënies së numri të nxënësve, tek personeli mësimor nuk kemi shifra por po të ishte prezente në numër të madh do ta kishim këtë alarm, ka lëshime individuale që në tërësinë e 23 mijë e sa janë nuk është alarmante, por duke u bazuar në zhgënjimin nga Ligji i Pagave duke u bazuar në presionet që vazhdimisht iu bëhen me fjalë, nganjëherë qofshin ose mos qofshin lajme të vërteta jo testi, duke ua vënë në pikëpyetje arritjet që i kanë bërë në fakultet”, thotë Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …