Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se çfarëdo vendimi që të marr Këshilli Drejtues ai do të pajtohet

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se çfarëdo vendimi të marrin Këshilli Drejtues do të jetë në krye të tyre. Ai ka kritikuar përsëri qasjen e Qeverisë Kurti, pasi është e gabuar, sepse ata veprojnë me teke e inate. Nëse, vendosin për protestë apo grevë, do të jem në krye të tyre. Sindikatat kanë dy mundësi, ose dialog, ose protestë apo grevë. Nëse Qeveria vazhdon me qasje të gabuar, atëherë ne duhet të reagojmë sipas kërkesave të anëtarësisë. Nëse ndodhë greva e përgjithshme, atëherë fajtorët kryesore janë ministrja Nagavci bashkë me kryeministrin Kurti, të cilët kanë qasje vërtetë të gabuar ndaj sindikatave dhe ndaj kërkesave tona, tha Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …