Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sonte pritet të mbajë një miting spektakolar në Serbi, ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të zhvillimeve në Veriun e Kosovës. Vuçiq ka lëshuar sot një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë” raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Lidhur me këtë vendim më vonë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Vuçeviq. Ai ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i lëshoi një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq. Është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën, ka saktësuar ai.
