Kryetari i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha se paqja dhe shtensionimi i tensioneve janë detyra kyçe për të gjithë. Ai u takua dje në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Vuçiq konfirmoi edhe me këtë rast se shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë bashkëpunim korrekt me NATO-n. Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer u mbajt tri ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës. Serbët në veri të Kosovës kryesisht përdorin targa KM për qytetin Mitrovica e Kosovës që është e njëjtë me akronimin Kosovo i Metohija emri zyrtar i Serbisë kolonialiste për vendin tonë që Kosova me të drejtë i konsideron të papranueshëm.