Aleksandar Vuçiq vazhdon të viktimizohet, pretendon se në Kosovë po bëhet persekutim dhe spastrim etnik ndaj serbëve

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur për Kosovën ka kërkuar kthimin e status-quos- 25-vjeçare në veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur  për Kosovën, ka kërkuar kthimin e status-quos- 25-vjeçare në veri. Ai  kërkon shpalljen  e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin  e serbëve në Polici  dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen  e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut. Në një fjalim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut. Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një fushatë diplomatike globale, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa. Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para adresimit të Vuçiqit, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për paligjshmërinë e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën, këtë e  pranoj, edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime, ka thënë Vuçiq në një fjalim drejtuar popullit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …