Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret një presion të ri nga Perëndimi ndaj shtetit të tij, për bisedimet me Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pret një presion të ri nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën. Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë në themelimin e tij, Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme. BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti. Albin Kurti kishte thënë se ky propozim ishte kushtëzim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …