Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për “Reuters” ka vendosur të kushtëzojë BE-në

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për “Reuters” ka vendosur të kushtëzojë BE-në. Ai tha se do të kërkojë garanci që nëse vendi i tij do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2025, Serbia do të arrijë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me Kosovën fqinje. “Përpara se ne të nënshkruajmë një marrëveshje me Prishtinën, Serbia duhet të garantohet se do të bëhet një shtet i Bashkimit Europian në vitin 2025,” tha Vuçiç. Aleksandër Vuçiç sqaroi se Beogradi dhe Prishtina mund të arrijnë në një marrëveshje, për shkak të dallimeve të shumta që kanë vendet e tyre për 10 vjet. “Ndonjëherë më vjen të qesh kur dëgjoj njerëzit që i thjeshtojnë gjërat aq shumë, saqë madje i kanë vënë edhe një datë të caktuar nënshkrimit të marrëveshjes. Madje thonë edhe se tre fshatra do të këmbehen me tre”, theksoi Presidenti i Serbisë. Vuçiç ka shtuar se nëse do të arrijnë ndonjëherë një marrëveshje me Prishtinën, ajo do të ishte e përgjithshme që do të përfshijë jo vetëm marrëdhëniet midis tyre dhe shqiptarëve në Kosovë, por do të duhej të përfshijë edhe një rezolutë për avancimin drejt BE-së dhe më tej për zhvillimin ekonomik. (Intv)

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …