leoni

Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, shkel Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, shkel Marrëveshjen e Uashingtonit, andaj ne  do t’i përgjigjemi të gjitha këtyre pas mbledhjes së Qeverisë. Ne po ashtu do të marrim përgjigje sa i përket kërkesës sonë lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shumë shtete”, tha Vuçiç për gazetarët, gjatë një vizite në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë. Marrëveshja e Uashingtonit, të cilës i referohet Vuçiçit, veç tjerash, parashihte një moratorium njëvjeçar për Kosovën dhe Serbinë. Kosova ishte zotuar se për një vit nuk do të aplikonte për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia të ndalte fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Vuçiç tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE shkel nenin 49 të Traktatit të BE-së. Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian. Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenët shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …