Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq bënë të ditur se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq bënë të ditur se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit në veri të Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në prag të takimit të nivelit teknik të Brukselit dhe në prag të takimit të 4 shtatorit në Washington ka “provokuar” pasi ka treguar se nesër gjatë ditës do të vizitojë liqenin e Ujmanit. Vuçiq ka thënë se nuk pret që të ketë problem vizita e nesërme. “Në përputhje me letrat që i kemi dërguar EULEX-it dhe KFOR-it dhe autoriteteve të Prishtinës, unë do të shkoj në Ujman nesër. Unë pres, natyrisht që gjithçka të shkojë pa probleme”, ka thënë ai. Vuçiq edhe në shtator të vitit 2018 kishte vizituar Liqenin e Ujmanit, ku ishte pritur nga ambiente të dekoruara me flamurin serb, i cili ishte vendosur në rrugë dhe në digën e liqenit. Ai nuk kishte ngurruar që Liqenin e Ujmanit ta konsideronte si një pasuri ekonomike të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …