Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kinë ka folur për serbët e Kosovës duke thënë se e mbështet çdo vendim të tyre. Ai aty është pyetur edhe rreth shkrimeve të mediave serbe se është duke i maltretuar serbët e Kosovës me qasjen e tij. Ne duhet të jemi me popullin kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar dhe duhet të mendojnë për zgjedhjet”, ka thënë, Vuçiq. Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Albin Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, zbatimin e asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më parë, kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …