Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Kosovë. Ai ka theksuar se hapja e kësaj ure do të bëhet më 14 ose 15 gusht si dhe vendosjen e disa liderëve të rinj serb në këtë vend nga forcat e huaja. Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka shtuar më tutje se figurat e reja serbe që do të instalohen në Kosovë, do të portretizohen si trima edhe pse nuk janë të tillë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. “Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka theksuar mes tjerash, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …