Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS-it në tetor, pasi ka takime të tjera

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS-it që pritet të mbahet  në Kazan në tetor, pavarësisht se ftesën nga homologu rus e kishte marrë 12 ditë më parë, shkruan A2 CNN. Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data, pa përmendur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shumë vizita të rëndësishme në Nju Jorkun dhe tashmë e di se do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Vuçiç. Ai gjithashtu tha se do të kremtohet 80-vjetori i çlirimit të Beogradit më 20 tetor duke falënderuar Ushtrinë e Kuqe, e cila sipas tij, në pjesën më të madhe bashkë me Rusinë ndihmuan në atë çlirim. Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, me përgjigjen që sinjalizoi se do të vazhdojë të ulet në disa karrige. “Serbia është në vendin e saj, në Europë, por i ruan lidhjet dhe miqësitë tradicionale me Rusinë, Kinën dhe Azerbajxhanin”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …