Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për angazhimin e tyre personal në dialog dhe ka konsideruar se qasja e tyre pragmatike siguron atmosferë neutraliteti. Sipas Vuçiqit, autoritetet në Prishtinë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përmbushjen e obligimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme gjë që, sipas presidentit serb, e pengon shumë ecurinë e mëtutjeshme të bisedimeve. Escobar dhe Lajçak është thënë të kenë ofruar mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv si dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …