Vucic

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, nuk pajtohet me statistikat ende jo zyrtare të regjistrimit të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk pajtohet me statistikat e regjistrimit të shqiptarëve në Kosovës Lindore duke thënë se shumë familje regjistrojnë anëtar që nuk jetojnë në Serbi, bëjnë të ditur mediet në Beograd Edhe pse shqiptarët nga jugu e shohin regjistrimin aktual të popullsisë si një shans për të përcaktuar për herë të parë numrin e tyre të saktë në vendin ku jetojnë, i cili sipas hulumtimeve është dyfishi i numrit zyrtar, Vuçiq thotë se kjo nuk do të ndodhë., pasi ai e di sa mijëta shqiptarëve që i ka përzënë nga shtëpitë e tyre ua ka pasivizuar edhe adresat. Kjo ka ndodhur sidomos në komunën e Medvegjes.  Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve është ngritur edhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat e kanë kritikuar Serbinë për një veprim të tillë. Thuhet se  janë regjistruar rreth 23 mijë banorë më shumë se në vitin 2002. Deri në përfundim të këtij procesi kanë mbetur edhe 5 ditë. Mbi 54 mijë banorë janë regjistruar në Komunën e Preshevës dhe mbi 48 mijë banorë janë regjistruar në Komunën e Bujanocit. Problematikat vazhdojnë të shfaqen në Medvegjë, ku është ndaluar pocesi i regjistrimi në fshatra me shumicë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …