Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve, në Bruksel. Sipas tij, pas gati pesë orë takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses Ai foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, duke thënë se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje. Vuçiq foli edhe për atë që ndodhi brenda takimit, duke akuzuar si zakonisht kryeministrin Kurti se po refuzon të themelojë Asociacionin. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i kemi pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ikë formimit të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai. Vuçiq shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar “se sa ngacmimet dhe arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …