leoni

Vuçiq fton serbët e Kosovës që ta votojnë Listën Serbe

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pret që trupat e serbëve të vrarë, t’iu dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë. Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra oficeri i lartë, Afrim Bunjaku dhe 4 nga vrasësit serbë,  forcat speciale të Policisë së Kosovës vijojnë kontrollet në vendin e ngjarjes, për të shmangur çdo incident të papritur. Ndërkohë, kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar për mediet se ai i frikësohet  reagimit të familjes së të vrarit Mihailoviq, i cili u qëllua direkt në kokë. Ai shtoi se ka persona që janë të gatshëm të jenë dëshmitarë të mbrojtur për të pohuar se ai është qëlluar direkt në kokë, se është vërtetuar dhe vrarë në mënyrë gjakftohtë. Vuçiq, tregoi me këtë rast  se, më 24 shtator në Banjskë  janë vrarë: Stefan Nedeljkoviq, Bojan Mihailoviq dhe Igor Milenkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …