Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Davos të Zvicrës se Serbia po përballet me një vit kritik. Ai për mediat serbe në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka deklaruar se të shtunën, do t’i drejtohet opinionit me masa të reja dhe do t’iu tregojë se çfarë po i kërkohet dhe po pritet nga Serbia për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë. I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, ai deklaroi se “Kjo mund të bëhet pasnesër, nëse Kurti heq dorë nga synimet secesioniste. A e keni parë dokumentin e BE-së. Aty janë ndëshkuar dhe sanksionuar të gjithë secesionistët. Dhe ata bënë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Ata thonë se ne duhet të dënojmë dhe të sanksionojmë ata që inkurajojnë shkëputjen, ndoshta pjesë të Kosovës dhe pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ata që në kundërshtim me rregullat morën vendim për të bombarduar një vend, tha Vuçiq.
