Kryetari i SHBA-së, Donald Trump e nominon gjeneralin Tod D. Wolters për komandant Suprem të NATO-s në Evropë

Kryetari i SHBA-së, Donald Trump e nominon gjeneralin Tod D. Wolters për komandant Suprem të NATO-s në Evropë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nominuar gjeneralin e Forcave Ajrore të ShBA-së, që të shërbejë në postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate dhe Komandës së ShBA-së në Evropë. Nominimi i gjeneralit Tod D. Wolters, u bë nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili tha se aleanca e NATO-s është pajtuar me këtë vendim. Nëse konfirmohet nga Senati, Wolters do të zëvendësojë gjeneralin, Curtis Scaparrotti. Ai do të marrë pozitën e re në NATO, në kohën kur aleanca po përgatitet që të zhbëjë Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme – një pakt ky ndërmjet ShBA-së dhe Rusisë për çarmatim, që ka mbrojtur Evropën në tre dekadat e fundit. Nëse zgjidhet në këtë post, Wolters do të udhëheqë të gjitha forcat e ShBA-së në Evropë. Wolters tani shërben si komandat i Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë. Gjenerali Wolters është pilot dhe ka kryer mbi 5 mijë orë fluturim në karrierën e tij ushtarake prej 32 vjetësh, thuhet në biografinë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …