leoni

Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump e anulon samitin e G7-ës për shkak të krizës të shkaktuar nga COVID-19

Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump e anulon samitin e G7-ës për shkak të krizës të shkaktuar nga COVID-19

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi samitin e G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës me koronavirus. Ishte paraparë që samiti të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “në baza virtuale, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”. G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara. Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë. SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-ës gjatë vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …