I pari i Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dënuar “masakrën e tmerrshme” në dy xhamitë e Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë së paku 49 persona në atë që Shtëpia e Bardhë e quajti “akt i egër i urrejtjes”. Masakra gjatë lutjeve të së premtes po ashtu ka lënë të lënduar më shumë se 40 persona në sulmin më të rëndë të armatosur në vend, të cilin kryeministrja, Jacinda Ardern, e cilësoi terrorizëm. “Shpreh simpatinë dhe dashamirësinë time më të sinqertë për popullin e Zelandës së Re, pas masakrës së tmerrshme në dy xhami. 49 njerëz të pafajshëm kanë vdekur aq pamëshirshëm, teksa shumë të tjerë janë lënduar. SHBA-ja i qëndron përkrah Zelandës së Re për çfarëdo që mund të bëjmë”, ka shkruar Trump. Më herët, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënojnë në mënyrën më të sertë të mundshme sulmin. “SHBA-ja i dënon fuqishëm sulmet në Christchurch. Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat dhe familjarët e tyre. Solidarizohemi me popullin e Zelandës së Re dhe me Qeverinë e vendit në kundërshtimin e këtij akti të egër të urrejtjes”, ka thënë Sanders.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …