Kryetari i SHBA-ve, Donald Trump thotë se do të vendos taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave europiane

Donald Trump thotë se do të vendos taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave europiane

Kryetari amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë taksa të reja doganore ndaj importimit të veturave europiane nëse negociatat mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk përfundojnë me një marrëveshje të re tregtare. “Nëse nuk gjejmë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa doganore”, deklaroi para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë. Trump mori të dielën një raport nga ministri i Tregtisë mbi industrinë automobilistike, përmabtja e të cilit për momentin nuk njihet. Trump ka në dispozicion 90 ditë për të vendosur mbi aplikimin e taksave shtesë mbi automjetet dhe pajisjet automobilistike europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …