Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka kërkuar miratimin e Ligjit të naftës

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se ka rritje të çmimit të derivateve të naftës dhe se tashmë ka arritur në 1 euro e 30 euro cent. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se . Në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZh. “Pritet që Ligji i naftës të kalojë edhe në leximin e dytë. Por sado kudo Ligji i naftës është i mirëseardhur. Me ligjin përfiton biznesi, qytetari por edhe shteti” ka theksuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …