Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës Vjosa Osmani, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj konference, Bajram Begaj tha se me zonjën Osmani kanë folur për situatën në Veri. Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet koordinim edhe më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë kryesore, Amerikën dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova hapat e fundit për shtendosjen e situatës atje, gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga Amerika është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë OKB-së. E sigurova zonjën Osmani për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontibuuar me çdo mjet dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu”, tha Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …