Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku është takuar me kryetarin e këtij Shteti, Ilham Alijev. Vizita e kryetarit Bajram Begaj në Baku të Azerbajxhanit lidhet me punimet e organizatës, “Global Baku Forum”. Gjatë takimit me kryetarin Alijev u diskutua për çështjet e energjisë dhe rajonit. Begaj tha se bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe te mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se ka shprehur besimin e tij se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …