Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Vatikan ka kërkuar nga Papa njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Vatikan ka kërkuar nga Papa njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Vatikan.  Ai në një intervistë për gazeten italiane, “il Tempo” konfirmoi faktin që i ka kërkuar Papa Françeskut njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Gazeta ‘il Tempo’ është interesuar për ftesën e presidentit Begaj drejtuar Papës, si dhe kjo ftesë a ka lidhje me dëshirën Tuaj për më shumë vëmendje të Evropës ndaj vendit  dhe rajonit Tuaj? Presidenti është përgjigjur: “Në radhë të parë ftesa ime ka të bëjë me inaugurimin e fillimit të punimeve në Santuarin e Nënë Terezës në Tiranë, një vepër shumë e rëndësishme për Shqipërinë, shqiptarët por edhe botën e krishterë. Jam i bindur se shqiptarët do të donin t’i shprehnin mirënjohjen e thellë Papës për rolin e tij në shenjtërimin e shqiptares të madhe, që i përket pa dyshim edhe  gjithë botës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …