Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se është takuar me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu me të cilën ka biseduar për çështje të ndryshme. Gjatë takimit të realizuar, ai ka kërkuar nga ajo që shteti i saj të merr vendim për njohjen e Kosovës dhe të angazhohet për anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kam kërkuar rishqyrtim për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin e saj ndërkombëtar. Po ashtu kam shfaqur mirënjohjen edhe për kontributin e Moldavisë në KFOR. Gjithashtu e kam ri konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në platformën “X”.
Kontrolloni gjithashtu
Astrit Gashi: KQZ-ja nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke lejuar votimin jashtë Kosovës
Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, …