Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetë e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditi Turqinë dhe Sirinë. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve të tyre, që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta”, shkruan Begaj. Bazuar në komunikimin me Ambasadën e Shqipërisë në Turqi që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani, nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo info të përditësuar. Edhe Ambasada e Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, duke vënë në dispozicion disa numra kontakti ku qytetarët shqiptarë mund të telefonojnë për raste emergjente.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …