Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid

Kryetari i  Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid. Ai vlerësoi rolin e Organizatës në këto momente kyçe të Europës dhe botës, si dhe nënvizoi vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes e rendit botëror. Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, Begaj vlerësoi ekspertizën e OSBE-ODIHR dhe theksoi se do të bëjë gjithçka që i lejon Kushtetuta dhe ligji, për zgjedhje që përmbushin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryetari Begaj  vlerësoi gjithashtu rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon. Njëkohësisht përshëndeti dakordësimin publik që u arrit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, duke rikonfirmuar qëndrimin e Shqipërisë se dialogu e marrëveshja janë rruga e vetme për një rajon në paqe dhe stabilitet. Begaj dhe zonja Shmid vlerësuan kontributin e OSBE-së në Ukrainë pasi ende po përballet me agresionin e paprovokuar nga një anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe të organizatës, si dhe kontributin real për paqen. Çdo krim i kryer në Ukrainë, ndaj popullsisë civile, ndaj fëmijëve dhe ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nuk duhet të mbesë pa ndëshkuar, nënvizoi kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …