leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Azerbajxhan, për një vizitë shtetërore me ftesë të kryetarit, Ilham Alijev

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për një vizitë  në Azerbajxhan. Sot ai u prit në një ceremoni shtetërore nga kryetari, Ilham  Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri. Gjithashtu, vend me  rёndёsi në diskutime kishte edhe zbatimi i projekteve për shpёrndarjen e gazit nga Shqipëria, drejt vendeve të tjera tё rajonit. Kryetari, Bajram Begaj, nga Azerbajxhani ku po zhvillon një vizitë zyrtare, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet, për të cilat kanë rënë dakord në forumet ndërkombëtare. Ai gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, fillimisht theksoi se Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor. Me Presidentin Aliyev, u ndalëm dhe në çështje me rëndësi në politikën e jashtme. Ndoqa me vëmendje bisedimet e fundit në Uashington mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Shqipëria mbështet paqen afatgjatë në rajonin e Kaukazit jugor, të ndërmjetësuar nga partnerë të besueshëm. I shpreha Presidentit Aliyev se Shqipëria ka mbështetur gjithnjë integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit”,- tha Begaj, i cili më tej ktheu vëmendjen tek tensionet në veriun e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …