Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj postoi një mesazh për Parlamentin me rastin e hapjes së sesionit vjeshtor. Ai shkroi. Sesioni i ri parlamentar hapet në një kohë që do ta cilësoja shpresash e pritjesh. Ne shqiptarët kemi treguar se dimë të arrijmë rezultate kur duam dhe kur bëhemi bashkë. Plotësimi i kuadrit ligjor për mundësimin e votës së Diasporës në zgjedhjet e ardhshme është një gur kilometrik dhe dëshmi e vullnetit dhe e përgjegjësisë sonë të përbashkët. Ndërkohë, mandati parlamentar po shkon drejt fundit dhe momenti për të peshuar arritjet e sukseset, mangësitë dhe dështimet, për të vlerësuar vetveten, por edhe për t’u vlerësuar nga publiku, po afron. Në këtë shtator të ri, imazhi dhe performanca parlamentare janë sa të dëshiruara, aq edhe të domosdoshme që Kuvendi ynë të jetë arena frymëzuese e përballjes qytetare, ku zëra të ndryshëm përfshihen në një dialog të frytshëm. Megjithatë, në vigjiljen e 112-vjetorit të shtetit shqiptar dhe të 33-vjetorit të pluralizmit, çështja e dialogut politik në vend dhe në këtë hapësirë të shenjtë të demokracisë duhet të mbetet prioritet. Duhet këtu, në këtë Kuvend, të ngjizet e të lulëzojë si pasqyrë e rritjes sonë të përbashkët dialogu qytetar e demokratik mes forcave politike, mendimeve e qëndrimeve të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …