Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot një delegacion të përbërë nga kryetarë të komunave arbëreshe. Gjatë takimit, ai foli për modelin e shkëlqyer që diaspora historike arbëreshe ka dhënë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare. Ju keni arritur të ruani shumë mirë ekulibrin midis integrimit dhe ruajtjes së identitetit për rreth gjashtë shekuj”, tha Begaj. Ai u ndal dhe tek roli i arbëreshëve në ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës shqipe. “Dashuria dhe përkushtimi nga arbëreshët për të trashëguar gjuhën dhe kulturën tonë ndër breza ka mundësuar ngritjen e katedrave të gjuhës shqipe në Universitetin e Romës, Napolit, Kozencës dhe Palermos, që janë shndërruar në vatra të rëndësishme edukimi. Bajram Begaj siguroi të pranishmit se shteti shqiptar do të vazhdojë t’i kushtojë arbëreshëve vëmendjen e duhur si pjesë e qenësishme e kombit shqiptar.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …