Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke u zotuar se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen për vendin tonë. Në letrën dërguar kryetares, Vjosa Osmani, Biden ka shprehur mbështetjen e tij për dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë të mbështesin integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar të njohjes reciproke, që do të ndihmonte të arrihej një e ardhme më paqësore dhe prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së
Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …