Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, në Ukrainë

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të Rusisë me Ukrainën. Pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Vladimir Zelenskyy, Donald Trump ka thënë se Kievi “do të donte të arrinte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës vazhdon prej mbi 1000 ditësh. Donald Trump shkruan se Moska dhe Kievi kanë humbur qindra mijëra ushtarë në një luftë që “nuk duhet të kishte filluar kurrë”. “Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë po humbin pa nevojë, shumë familje po shkatërrohen, tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të veprojë për t’u dhënë fund luftimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …